d) veprimtarisë së administratorëve e të përdoruesve;
dh) zbulimit të ngjarjeve të sigurisë kibernetike;
e) mjeteve të gjurmimit e të vlerësimit të ngjarjeve të sigurisë kibernetike;
ë) sigurisë së aplikacioneve;
f) pajisjeve kriptografike;
g) sigurisë së sistemeve industriale.
4. Autoriteti përcakton me rregullore përmbajtjen dhe mënyrën e dokumentimit të masave
të sigurisë.
Neni 10
Rreziqet dhe incidentet e sigurisë kibernetike
Operatorët e infrastrukturës kritike të informacionit dhe operatorët e infrastrukturës së
rëndësishme të informacionit janë të detyruar të marrin masat e duhura për të parandaluar dhe
minimizuar ndikimin e rreziqeve dhe incidenteve të sigurisë kibernetike në infrastrukturat e
tyre.
Neni 11
Raportimi i incidenteve të sigurisë kibernetike
1. Operatorët e infrastrukturës kritike të informacionit dhe operatorët e infrastrukturës së
rëndësishme të informacionit janë të detyruar të raportojnë menjëherë pasi zbulojnë
incidentet e sigurisë kibernetike pranë Autoritetit.
2. Autoriteti përcakton me rregullore llojet e kategoritë e incidentit të sigurisë kibernetike,
si dhe formatin e elementet e raportit për incidentet e sigurisë kibernetike.
3. Në rastet e incidenteve dhe sulmeve ndaj sigurisë kibernetike të institucioneve
kushtetuese, atyre të sigurisë dhe mbrojtjes, Autoriteti raporton menjëherë pranë drejtuesve të
këtyre institucioneve mbi problematikën dhe masat që duhen ndërmarrë.
Neni 12
Ruajtja e të dhënave të incidentit
1. Autoriteti mban dhe administron regjistrin elektronik të incidenteve të sigurisë
kibernetike, i cili përmban:
a) raportin e incidentit;
b) të dhëna për të identifikuar sistemin në të cilin ndodhi incidenti;
c) të dhëna për burimin e incidentit;
ç) procedurën e zgjidhjes së incidentit dhe rezultatin e saj.
2. Në menaxhimin e incidenteve, që prekin operatorët e përcaktuar në nenin 7, të këtij
ligji, me qëllim përcaktimin e rëndësisë së incidentit, duhet të merren parasysh parametrat e
poshtëshënuar:
a) numri i përdoruesve të prekur nga incidenti;
b) kohëzgjatja e incidentit;
c) shtrirja gjeografike e incidentit, në rast se mund të përcaktohet;
ç) dëmi financiar, në rast se mund të përcaktohet.
5