tare. Qëllimi i kësaj strategjie është të rishikojë dhe të koordinojë detyrimet që lindin nga angazhimet e marra për krijimin e shoqërisë së informacionit me qëllim që të sigurohet përmbushja e përgjegjësive nga të gjithë aktorët në mënyrë të koordinuar. Strategjia konsideron si faktor kyç të suksesit për formimin dhe zhvillimin e shoqërisë së informacionit rritjen e përdorimit të teknologjive të informacionit dhe shikon zhvillimin e infrastrukturës për teknologjinë e informacionit si çelësin e zbatimit të suksesshëm të saj. Në zbatim të qëllimit të mësipërm në strategji janë përcaktuar fushat prioritare bashkë me objektivat e përgjithshëm që synohen të arrihen. Fushat kryesore prioritare janë infrastruktura, qeverisja elektronike dhe shërbimet publike, edukimi dhe njohurite, e-biznesi dhe kuadri ligjor. Kjo strategji është e shoqëruar dhe me një plan veprimi bashkëngjitur strategjisë. Dokumentat kryesore ku është mbështetur Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin e shoqërisë së informacionit 2008-2013 janë: • Deklarata e përbashkët e nënshkruar nga ven- det e Europës Juglindore në kuadrin e Paktit të Stabilitetit në Qershor 2002 • Axhenda për zhvillimin e shoqërise së informacionit nënshkruar në tetor 2002 • Memorandumi për bSEE (broadband South Eastern Europe) • Plani i veprimit dhe Deklarata e Samitit Botëror të Shoqërisë së Informacionit WSIS 2003 • eEuropa Action Plan dhe inicitivën i2010 të BE • Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 (SKZHI) • Axhenda e-SEE plus, e nënshkruar në tetor 2007 Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit si institucion qendror i ngritur pranë Këshillit të Ministrave luan rol të rëndësishëm në koordinimin e politikave për zhvillimin e shoqërisë së informacionit, zbatimin dhe monitorimin e strategjisë. S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 

Select target paragraph3