• • mbrojtjen nga krimi kibernetik biznesin elektronik (tregtia elektronike, dokumenti elektronik, nënshkrimin elektronik, pagesat elektronike) legjislacionin për komunikimet elektronike dhe kudrin rregullator përkatës; etj. Disa detyra të tjera që do të kryejë Agjencia janë koordinimi i aktiviteteve për: • • • • • Përpilimin dhe zbatimin e politikave, strategjive, akteve ligjore zyrtare dhe zhvillimin e Sektorit të Shoqërisë së Informacionit; Koordinimin e politikave dhe programeve në fushën e Shoqërisë së Informacionit; Promovimin e investimeve në fushën e Shoqërisë së Informacionit; Promovimin e Teknologjive të reja në fushën e Shoqërisë së Informacionit; Edukimin dhe nxitjen e përdorimit të TIK nga publiku. Një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet rritjes së njohurive, ndërgjegjësimit mbi nevojën dhe përfitimin e shoqërisë së informacionit në të gjitha nivelet e administratës qendrore dhe vendore. Vëmendje do t’i kushtohet sidomos kualifikimit të punosnjëve të teknologjisë së informacionit në administratën publike. • • • • • • zhvillimin e një rrjeti të brendshëm të TIK për administratën publike duke përfshirë një rrjet qeverisjeje (GovNet); koordinimin për informatizimin e sektorëve të ndryshëm dhe institucioneve më të rëndësishme, duke krijuar shërbime online; mbështetjen dhe koordinimin e projektit për dixhitalizimin e akteve ligjore, arkivave, librarive; nxitjen dhe mbështetjen e TIK për shkollat publike, duke përfshirë kompjuterizimin dhe aksesin në internet; nxitjen dhe mbështetjen e zhvillimit të biznesit elektronik; nxitjen dhe mbështetjen e përdorimit të shërbimeve online, internetit dhe kompjuterit nga qytetarët; bashkëpunimin me institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe sektorin privat në fushën e Shoqërisë së Informacionit. 3.5.3 Një shoqëri informacioni e sigurtë Me zhvillimet e shpejta të teknologjisë së informacionit dhe me shtrirjen e përdorimit të saj pothuajse në të gjitha fushat e veprimtarisë së shoqërisë, bëhet evidente kërkesa për shërbime të sigurta dhe të besueshme. Zhvillimi i shoqërisë së informacionit shoqërohet edhe me rritjen e kriminalitetit në fushën kibernetike. Për parandalimin e rrezikut të shfaqur nga ky lloj kriminaliteti do të punohet për ngritjen e strukturave të specializuara të policisë, krahas përmirësimit dhe plotësimit të legjislacionit në fushën e krimeve kibernetike; Një rëndësi të veçantë merr ndërgjegjësimi ndaj rrezikut nga krimi kibernetik. Për këtë Qeveria do të angazhohet në ndërmarrjen e aktiviteteve të ndryshme për: • • • • Sensibilizimin e grupeve të ndryshme të interesit: shkollat, familjet, institucionet financiare, kompanitë e biznesit, shoqatat e konsumatorit; shoqatat e IT etj; Inkurajimin e hartimit dhe zbatimit të kodeve të etikës nga ISP; Mbikqyrjen dhe filtrimin e informacionit të shpërndarë në rrjetet e shkollave për parandalimin e rreziqeve që mund të sjellë informacioni nga Interneti; Bashkëpunimin ndërinstitucional midis strukturave të ndryshme të teknologjisë së informacionit për sensibilizimin e grupeve të interesit dhe parandalimin e rreziqeve; 36 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t

Select target paragraph3