•
•
•
Zhvillimi i zgjidhjeve të integruara
teknologjike dhe aplikimeve të ndara.
Krijimi i databazave dhe rritja e sigurisë
në rrjet.
Njohja dhe zbatimi i teknologjive të reja
për edukimin dhe kërkimin në TIK.
Prezantimi i e-Business duhet të lehtësojë zhvillimin ekonomik duke siguruar një eficencë më të
mirë ekonomike, konkurence efektive dhe fitimprurje përmes:
• riorganizimit të bizneseve dhe modernizimit
të proceseve të kryerjes së biznesit. Me
modelet bashkëkohore për implementimin e
e-Business në kompanite dhe,
• lidhjen elektronike ndërmjet njësive të
biznesit, qytetarëve, administratës publike
dhe sektorit jo qeveritar;
Drejtimet strategjike të Qeverisë Shqiptare lidhur
me zhvillimin e biznesit dhe investimeve përcaktohen në Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe
Investimeve të miratuar në Korrik 2007.
Kjo strategji sektoriale është pjesë përbërëse e
Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim
dhe ka si qëllim krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm shtet-biznes dhe krijimin e një klime
nxitëse për zbatimin e politikave të investimeve
dhe eksportit nëpërmjet industrializimit dhe orientimit të investimeve në degë me teknologji të
lartë.
Një nga nismat e rëndësishme të ndërmarrë
është reforma e procedurave të regjistrimit të
biznesit. Me Ligjin “Për Qendrën Kombëtare
të Regjistrimit” u themelua Qendra Kombëtare
e Regjistrimit (QKR) si një institucion i ri publik
në nivel qëndror. Ky ligj dhe ngritja e QKR është
një nismë e qeverisë shqiptare e mbështetur nga
Marrëveshja Prag e Sfidës së Mijëvjeçarit për
Shqipërinë, administruar nga USAID.
Kjo reformë është një hap domethënës në programin e përgjithshëm të qeverisë për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Reforma
synon ofrimin e përfitimeve të rëndësishme si për
bizneset shqiptare edhe për investitorët e huaj,
duke siguruar një proces më të thjeshtë, më të
shpejtë dhe me më pak shpenzime për regjistrimin e bizneseve të reja; duke siguruar regjistrimin e njëkohshëm në administratën e taksave, në
sigurimet shoqërore, në sigurimet shëndetësore
dhe në Inspektoriatin e Punës, nëpërmjet përdorimit të një procedure të vetme aplikimi.
Reforma e ndërmarre në fushën e përmirësimit
të ambientit të biznesit që kulmoi në vitin 2007
me ngritjen e QKR-së ka hyrë në rrugën e forcimit të vazhdueshëm të masave që Qeveria po merr
në këtë drejtim. Kështu objektivi kryesor për vitin 2009 është ngritja e Qendrës Kombëtare të
Licensimit, e cila do të lehtësojë në maksimum
procedurat për marrjen e lejeve apo liçensave
nga biznesi. Me fuqizimin e Qendrës Kombëtare
të Liçensimit do të mundësohet ofrimi i shërbimit
të liçensimit edhe online, duke realizuar një hap
të rëndësishëm progresi për e-busines.
3.5 Kuadri ligjor dhe
institucional
Zhvillimi i qëndrueshëm për shoqërinë e informacionit kërkon një kuadër të përbërë nga dy pjesë:
ligjor dhe institucional.
3.5.1 Legjislacioni për shoqërinë e
Informacionit
Përshtatja e kornizës ligjore për shoqërinë e Informacionit në përputhje me acquis communitaire,
me konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet e pranuara nga Republika e Shqipërisë do të
jetë në vëmendje të vazhdueshme. Në mënyrë
të veçantë legjislacioni në fushën e shoqërisë së
informacionit përfshin:
I gjithë sistemi ligjor e rregullator duhet të jetë
i qartë dhe i llogjikshëm, në mënyrë që të garantojë stabilitetin e zhvillimit legjislativ. Plotësimi
dhe përmirësimi i legjislacionit për shoqërinë e
informacionit janë në funksion të përmbushjes
së pikësynimeve të qeverisë për përputhjen e
standarteve të BE në këtë fushë.
3.5.2 Kuadri institucional
për zhvillimin e shoqërisë së
informacionit
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet ngritjes
së strukturave të përshtatshme dhe efektive për
implementimin e legjislacionit, zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë së informacionit. Forcimi i kapaciteteve dhe rolit të AKSHI si një njësi
koordinuese për implementimin e monitorimin
e implementimit të Strategjisë Kombëtare për
Shoqërinë e Informacionit, e cila ka si objektiva
kryesorë:
•
mbrojtjen e të dhënave personale dhe
pronësisë intelektuale, bazën e të dhënave dhe sigurimin dhe privatësinë e të
dhënave
S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 35