të punës.
Në periudhën afatmesme në fushën e sigurimeve
shoqërore për realizimin e këtyre objektivave janë
parashikuar këto projekte:
1. Ngritja e një sistemi informacioni modern që
konsiston në informatizimin e llogaritjes së përfitimeve, mbledhjes së kontributeve dhe të sistemit të pagesave. Ky projekt do të bëjë të mundur
rritjen e cilësisë së punës, saktësisë së llogaritjes
dhe uniformitetin e zbatimit të ligjit, krijimin e
një historiku karriere për cdo kontribues, të saktë
dhe transparent, dhe mirëadministrimin e fondeve financiare të ISSH. Pra, e ndarë në komponente paraqitet si më poshtë:
• Informatizimi i të dhënave të kontribuesve,
krijimi i bazës së të dhënave
• Krijimi i llogarive personale të kontribuesve
• Informatizimi i bazës së të dhënave të
pensioneve
• Llogaritja automatike e pensioneve
• Prodhimi i urdhërpagesave të pensioneve
dhe lidhja online me ato pika postare që
janë informatizuar dhe shkarkimi automatik
i kartelave të pagesës së pensioneve, procesi
është i kondicionuar me informatizimin e
Postës
2. Ngritja e arshivës së centralizuar të kontributeve dhe të përfitimeve. Ky projekt do të krijojë mundësinë e grumbullimit të të gjitha dokumentave të sigurimeve shoqërore deri tani të
shpërndara, në një arkive të centralizuar duke
rritur sigurinë fizike, kushtet e ruajtjes, mbrojtjen nga falsifikimet e mundshme dhe uljen e
informalitetit.
vëmendjes. Akses më i mirë për shërbimin shëndetësor parësor dhe ofrim të shërbimeve sipas
normave dhe standarteve të përcaktuara.
Në fushën e shëndetësisë vendi përballet me një
sërë sfidash, por interesi për zhvillimin e telemedicine dhe e-health ështe i qartë. Ministria
e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) në bashkëpunim me
Bankën Botërore janë angazhuar për zhvillimin
dhe implementimin e një sistemi të integruar informacioni shëndetësor kombëtar (S.I.I.SH.K) si
dhe pajisjen me karta elektronike shëndetësore
që do të zëvendësojnë formën manuale të të
dhënave shëndetësore.
Nisur nga fakti që sistemi aktual i informacionit
shëndetësor në Shqipëri vlerësohet i copëzuar,
me cilësi të dobët shpesh nuk jepet në kohën
e duhur, Ministria e Shëndetësisë e konsideron
rishikimin e sistemit të informacionit shëndetësor
si një nga përparësitë e saj urgjente. Politikat që
do të zbatohen në drejtim të e-health konsistojnë në:
• Projekti për informatizimin e sektorit të arkivëprotokollit;
• Projekti për sistemin e informacionit në shërbimin parësor;
• Sistemi i menaxhimit të paketës statistikore në
të gjithë drejtorinë e shëndetit publik në
nivel qarku;
• Lidhja online e ministrisë me drejtoritë rajonale;
3. Harmonizimi i procedurave të kontabilitetit
dhe “work flow”, sistemi financiar i ISSH me
Ministrinë e Financave, Thesarin dhe Bankën
Qendrore të Republikës së Shqipërisë.
• Projekti health-net;
4. Krijimi i rrjeteve të tranzitimit të të dhënave
online nga Drejtoria e Përgjithshme e ISSH në
12 drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore,
Agjencitë dhe anasjelltas.
• Krijimi i një sistemi të integruar informacioni
shëndetësor kombëtar;
e-shëndetësia
Politikat afatgjata të sektorit të shëndetësisë konsistojnë në: hartimin e një kuadri ligjor të plotë
dhe modern një sistem financimi adekuat të burimeve njerëzore të afta për t’iu përgjigjur nevojave të sistemit shëndetësor dhe një sistem informacioni të plotë në të gjitha nivelet e shërbimit
shëndetësor. Vendosja e pacientit në qendër të
• Projekti për regjistrimin e burimeve njerëzore
në sektorin shëndetësor;
Krahas këtyre projekteve që janë në proces, nga
ministria e shëndetësisë janë planifikuar edhe aktivitetet e mëposhtme:
• Ngritja e sistemit të informacionit për
kompjuterizimin e procedurave të licensimit
të aktivitetit shëndetësor privat;
• Krijimi i një baze të dhënash për indikatorët
e mjedisit dhe shëndetit;
• Administrimi financiar i aktivitetit
32 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t