frekuencave të teknologjisë wireless
(WIMAX; 3G;)
- Krijimi i një kuadri ligjor e rregullator të
qartë dhe efektiv në përputhje me direktivat
e Bashkimit Europian dhe praktikat më të
mira;
në përdorim të frekuencave do të kryhet përmes
procedurave të hapura që sigurojnë transparencë, mosdiskriminim dhe përdorimin eficent të
tyre.
Po kështu është i domosdoshëm forcimi i kapaciteteve dhe i rolit të Drejtorisë së Politikave të
Postë Telekomunikacionit në Ministrinë e Punëve
Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si
dhe të Autoritetit te Komunikimeve Elektronike
dhe Postare si organ rregullator.
Ndëroperimi i shërbimeve dhe adoptimi i standarteve nga ofruesit e shërbimeve, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, maksimizon mundësitë
e rrjeteve.
Principi bazë që udhëheq zhvillimin e infrastrukturës së komunikimeve kombëtare duhet të jetë
akses i lirë në rrjete dhe informacion dhe promovimi dhe mbrojtja e konkurrencës.
Akualisht, në Ministrinë e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit po punohet për
hartimin e Dokumentit të Politikave19 të Zhvillimit të Sektorit të Komunikimeve Elektronike i
cili, në mënyrë të vecantë do të përcaktojë objektivat afatmesëm dhe afatgjatë të zhvillimit të
këtij sektori, do të adresojë problemet e lidhura
me shërbimin universal dhe krijimin e pikave të
aksesit për publikun, interkoneksionin, menaxhimin e frekuencave, mbrojtjen e konsumatorit,
numeracionin, përdorimin e përbashkët të pajisjeve, dhe ULL etj.
Ky dokument do t’i shërbeje vlerësimit cilësor
dhe sasior të infrastrukturës i cili, gjithashtu,
kërkon kooperimin përmes enteve publike, organizatave, kompanive private, dhe autoriteteve
profesionale dhe lokale.
Ndëroperimi
Sigurimi i shërbimit universal
Shërbimi universal ka një rol të dyfishtë: social
dhe zhvillues. Përmbajtja e shërbimit universal duhet të ndryshojë dinamikisht për të qënë
në linjë me zhvillimet e vazhdueshme të infrastrukturës, teknologjive dhe kërkesave të përdoruesve. Shërbimi universal duhet të përfshijë
ato elemente që i shërbejnë eleminimit të diskriminimeve për aksesin nga të gjithë në Shoqërinë
e Informacionit.
Sigurimi i shërbimeve me brez të gjerë
dhe mundësia e aksesit kudo dhe në
çdo kohë
Drejtimet e politikës në fushën e infrastrukturës
që do të ndërmarrë Ministria e Punëve Publike
Transportit dhe Telekomunikacionit do të synojnë
inkurajimin e bashkëpërdorimit të infrastrukturës
nga operatorët për të siguruar përdorimin efektiv të burimeve dhe për të reduktuar koston e
instalimit të infrastrukturës së re.
Mjedise të favorshme duhet të krijohen për
shfrytëzimin e teknologjive të reja. Kombinimi i tregut të liberalizuar me konvergjencën e
teknologjive u jep përdoruesve mundësinë të
përzgjedhin si shërbimet e preferuara dhe pagesat e tyre ashtu dhe ofruesit e shërbimit.
Menaxhimi i spektrit
Tendencat e Zhvillimit të Infrastrukturës janë:
Spektri i radiofrekuencave është një burim i kufizuar natyror dhe i një rëndësie të veçantë për
infrastrukturën e komunikimit dhe informimit
ku një pjesë të rëndësishme zënë dhe komunikimet pa tela. Dinamika e zhvillimit të teknologjive
me brez te gjerë pa tela, dhe avantazhet që
ato mbartin në përmbushjen e objektivave të
një Shoqërie Informacioni, ka rritur rëndësinë e
përzgjedhjes së mekanizmave për një menaxhim
sa më efektiv të spektrit të radiofrekuencave,
konform standarteve europiane dhe ndërkombëtare. Autoritetet përgjegjëse për dhënien në
përdorim të frekuencave do të udhehiqen nga
parimi i neutralitetit teknologjik. Procesi i dhënies
- Dominanca e plotë e teknologjive dixhitale
- Pozicioni dominant i standarteve Europiane
- Zhvillimi dinamik i Internetit me brez të gjere
si një mënyrë predominante e transmetimit të
informacionit dhe si një rrjet i përbashkët komunikimi në shoqërinë tonë.
- Njohja e nevojës për sigurinë e rrjeteve nëpërmjet implementimit të teknikave të përshtatshme.
- Zhvillime të konsiderueshme të sistemeve satelitore.
28 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t
19 Në kuadrin e një projekti të financuar nga BE