POLITIKAT QË DO TË NDIQEN
N
ë këtë kapitull paraqiten politikat që do të
ndiqen për përmbushjen e vizionit dhe qëllimeve strategjike të këtij dokumenti. Këto
politika koordinohen nga Agjencia Kombëtare
e Shoqërisë së Informacionit dhe janë në përputhje me SKZHI, angazhimet e marra në MSA
dhe me iniciativat eSEE dhe bSEE të Paktit të
Stabilitetit.
Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit bazohet në realitetin dhe nevojat e
zhvillimit në nivel kombëtar si dhe burimet dhe
mundësitë që ofrohen për ndërtimin e shoqërisë
së informacionit. Politikat e parashikuara në të,
në harmoni me politikat e tjera sektoriale dhe
ndërsektoriale të miratuara nga Qeveria shqiptare, do të synojnë sigurimin e një ambienti të
favorshëm për investime private dhe krijimin e
vendeve të reja të punës për të rritur produktivitetin, modernizimin e shërbimeve publike dhe
për t’i dhënë të gjithëve mundësinë për të qenë
pjesë e shoqërisë globale të informacionit.
3.1 Zhvillimi i
infrastrukturës
së Teknologjisë së
Informacionit
Infrastruktura e teknologjisë së informacionit dhe
komunikimit përbën një faktor kyc për formimin/
ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë së informacionit. Politikat në fushën e infrastrukturës do të
synojnë nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës së
TIK në mënyrë që ajo të bëhet e disponueshme
në kushte të barabarta, jo diskriminuese dhe me
çmime të përballueshme, në mënyrë që të gjithë
qytetarët të përfitojnë nga teknologjitë e infor-
macionit dhe të komunikimit me qëllim shtimin
e njohurive, rritjen e efektshmërisë dhe të transparencës në administratën publike.
Ligji Nr. 9918, datë. 19.5.2008, i komunikimeve
elektronike, i hartuar në përputhje me acquis
communitaire (paketa e direktivave të vitit 2002),
përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të iniciativave të qeverisë për liberalizimin e plotë të
tregut të telekomunikacioneve. Ai shënon dhe
një moment të rëndësishëm për heqjen e barrierave hyrëse në treg përmes kalimit nga regjimi
i licensave individuale në atë të autorizimit të
përgjithshëm. Ky ligj garanton të drejtën e sipërmarrësve për ofrimin e shërbimeve dhe rrjeteve
të komunikimeve elektronike. Një parim bazë në
këtë ligj është ai i neutralitetit teknologjik. Rrjetet
e komunikimeve elektronike që kërkojnë përdorimin e burimeve të kufizuara si frekuencat,
pajisen me të drejtën e përdorimit të tyre dhe
numri i të drejtave të përdorimit kufizohet vetëm
në rastet kur mundësitë e dhënies në përdorimi
janë të kufizuara.
Zbatimi i këtij ligji, kërkon hartimin e një kuadri
rregullator efektiv si dhe plotësimin me një sërë
aktesh nënligjore. Plotësimi dhe përmirësimi i
kuadrit ligjor e rregullator do të krijojnë mundësi
për ofrimin e shërbimeve të reja të favorizuara
nga progresi teknologjik dhe konvergjenca
teknologjike dhe nxitjes së konkurencës në treg.
Në këtë drejtim është e rëndësishme të realizohen nga Ministria e Punëve Publike, Transportit
dhe Telekomunikacionit dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare:
- Hartimi i një politike për zhvillimin e
shërbimeve me brez të gjerë/broadband;
- Dhënia për përdorim apo licensimi i
S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 27