Ministrat përgjegjës për zhvillimin e Shoqërisë së
Informacionit apo përfaqësuesit e tyre nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia,
Serbia, Maqedonia dhe Moldavia, duke njohur
suksesin e e-Evropës, iniciuar nga udhëheqësit e
BE-së në Lisbonë në Maj 2000 dhe e-Europe+,
iniciuar nga udhëheqësit e vendeve kandidate në
Gotenberg në Qershor 2001, kanë adaptuar një
Deklarate të përbashkët në Lubjane në Qershor
2002 dhe kanë firmosur një Axhendë eSEEuropë për Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit
në Tetor 2002 Beograd, si dhe një Deklarate te
Përbashkët më 26 Shkurt 2004 ne Budapest.
Gjithashtu kanë nënshkruar një Memorandum
Mirëkuptimi mbi zhvillimin e një tregu plotësisht të interkonektuar për shërbimet me brez të
gjerë ne rrjetet e Evropës dhe global, iniciativa
për zhvillimin e rrjeteve me brez të gjerë “bSEE”,
Selanik 2005, si dhe së fundmi në mbledhjen e
zhvilluar në Sarajevë kanë firmosur eSEE Agenda
Plus, në 28-29 Tetor 2007.
Dokumenti e-SEE AGENDA+ përmban
këto prioritete:
• Krijimi i një hapësire të vetme informacioni për Evropën Juglindore që nënkupton
zhvillimin e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit, përdorimin e rrjeteve broadband të
shpejtësisë së lartë të komunikimit, adoptimin e
rrjeteve kombëtare të ndërveprueshme me ato
evropiane për të siguruar përshtatshmëri dhe
kooperim të sistemeve.
• Nxitja e novacioneve dhe investimeve në
kërkim dhe edukim që përfshin kompjuterizimin
dhe aksesin e internetit në shkolla, futjen e kurrikulave për aftësi në TIK, krijimin e qendrave të
trajnimit për TIK etj.
• Shoqëria e Informacionit gjithëpërfshirëse,
duke garantuar aksesin për të gjithë dhe mundësi të barabarta ofrimi.
Zbatimi i eAgenda Plus do të shoqërohet me një
platforme të ofruar nga grupi i punës i iniciativës eSEE. Në procesin e implementimit të eSEE
Agenda+, vendet pjesëmarrëse do të ndërmarrin aksione bashkëpunimi dhe do të ndërtojnë
një partneritet të fortë me vendet e BE. Të gjitha
reformat do të implementohen në përputhje
me kuadrin e harmonizimit me Acquis Communitaires në respekt të të gjithë angazhimeve
përkatëse dhe detyrimeve për t’u anëtarësuar në
BE.
18 Aktualisht Regional Cooperation Council
S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 25