o Synohet standartizimi i paraqitjes së institu- cioneve publike në internet; o Shërbimet publike që ofrohen online do të shoqërohen me përshkrimin e tyre dhe dokumentet e nevojshme për të përfituar prej tyre do të jenë të disponueshëm dhe do të mund të shkarkohen nga interneti; o Do të krijohet një ambient i sigurt komunikimi midis shërbimeve publike dhe për shkëmbimin e informacionit të klasifikuar qeveritar. Shërbimet publike o Prokurimi elektronik. Synohet që deri në o o o o o vitin 2013 të gjitha prokurimet publike do të bëhen në mënyrë elektronike sipas rregullave dhe përvojës më të mirë ndërkombëtare dhe normave evropiane. Financat publike Transferimi i fondeve në të gjitha qendrat urbane si dhe në komuna do të bëhet në mënyrë elektronike. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të fuqizohet dhe zhvillohet më tej ofrimi i shërbimeve elektronike në sektorin e tatimeve; Sistemi doganor do të kryeje 100% transaksionet në rrugë elektronike; Në fushën e-shëndetësisë do të synohet promovimi i cilësisë dhe eficencës në kujdesin shëndetësor përmes aplikimeve të shëndetit elektronik. Edukimi dhe përhapja e njohurive o Do të investohet në burimet njerëzore dhe në aftesitë për të pasur një rini në botën dixhitale; o Do të synohet që deri në fund të vitit 2013 të gjitha shkollat e vendit të kenë kabinetet informatike dhe akses në internet me shpejtësi të lartë; Deri në fund të vitit 2010, synohet të arrihet në raportin 1 kompjuter për 25 nxënës. o Do të bëhet pjesë e programeve mësimore për shkollat fillore, lënda njohuri mbi teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit si dhe do të përmirësohen programet mësimore të TIK për shkollat e mesme, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Do të realizohen trajnime për të gjithë mësuesit e lëndës së informatikës dhe administratorët e shkollave për mësimin e TIK. Universitetet dhe qendrat kërkimor shkencore o do të jenë të lidhura me rrjetin Geant dhe të gjitha universitetet e Tiranës do të përdorin në mënyrë të përbashkët një rrjet me fibër të shpejtësisë së lartë i cili do t’i lidhë të gjitha fakultetet. Qeveria do të angazhohet për pranimin e studentëve për kryerjen e praktikave mësimore pranë administratës publike; Nxitja e përdorimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit nga biznesi o Do të stimulohet përdorimi i internetit përmes krijimit të kuadrit të nevojshëm ligjor për biznesin elektronik dhe edukimit të biznesit për përfitimet dhe mundësitë e ofruara nga teknologjia e informacionit dhe komunikimit. Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit lejojnë forma të reja të partneritetit ndërmjet kompanive ofruesve dhe konsumatorëve duke përmirësuar mënyrën e punës, produktet dhe shërbimet që ata ofrojnë. Kjo kërkon teknologji të reja dhe njëkohësisht aftësitë e duhura. Krijimi dhe forcimi i rrjetit mbështetës për biznesin elektronik me qëllim forcimin dhe koordinimin e veprimeve mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Rritja e njohurive të biznesit të vogël dhe të mesëm mbi përfitimet e fituara përmes implementimit të zgjidhjeve të avancuara e-biznes. o Krjimi i kuadrit rregullator për të nxitur tregtinë elektronike do të jetë një mundësi për NVM në Shqipëri. o Synohet që deri në vitin 2013, Shqipëria të jetë në nivelet e mesme në renditjen e Indeksit të Gatishmërisë për Rrjet dhe të treguesve të tjerë të gatishmërisë për ekonominë informatike. Përmirësimi i legjislacionit për Në përputhje me angazhimet e marra në MSA do të punohet për plotësimin dhe përmirësimin e legjislacionit përkatës për shoqërinë e informacionit. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet implementimit të legjislacionit për krijimin e një ambienti të sigurtë dhe konfidencial. shoqërinë e informacionit. Vizioni i qeverisë për krjimin e një shoqërie të informacionit është i inkuadruar plotësisht edhe në një vizion më të gjerë, për zhvillimin e shoqërisë së informacionit në rajon. Shqipëria është pjesë e iniciativës rajonale e-SEE, të Paktit të Stabilitetit18 dhe aktivitetet si dhe angazhimet e marra në kuadër të kësaj iniciative do t’i shërbejnë edhe zhvillimeve në Shqipëri. 24 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t

Select target paragraph3