VIZIONI, PËRPARËSITË
DHE QËLLIMET STRATEGJIKE
Kjo strategji përcakton si vizion:
Progresin e Shqipërisë drejt një ekonomie të bazuar në njohuritë, përmes
një zhvillimi të qëndrueshëm të shoqërisë së informacionit që do të
çojë në një shoqëri ku të gjithë qytetarët përfitojnë nga teknologjitë e
informacionit dhe të komunikimit me qëllim shtimin e njohurive, rritjen
e efektshmërisë dhe të transparencës në administratën publike.
Qëllimet strategjike që do të ndiqen për përmbushjen e këtij vizioni janë:
• Përmirësimi i infrastrukturës së teknologjise së
informacionit dhe komunikimit
o Synohet që deri në vitin 2013 administrata qëndrore dhe vendore në të gjithë
Shqipërinë, si dhe qytetarët dhe bizneset
të kenë mundësi përdorimi të shërbimeve
të rrjetit të shpejtësisë së lartë. Si objektiv
afatmesëm synohet që të realizohet lidhja
broadband e të gjithë administratës publike
deri në fund të vitit 2010.
o Për të lehtësuar ofrimin e shërbimit të lidhjes në rrjet me shpejtësisë të lartë, do të
garantohet dhe do të nxitet konkurrenca midis operatorëve për mundësuar
çmime të arsyeshme dhe të krahasueshme
me vendet e rajonit.
o Synohet krijimi i mundësisë për internet
të lirë, të shpejtë dhe të sigurtë nëpërmjet:
•
•
•
garantimit të aksesit të shpejtë dhe me
më pak kosto në internet për të gjithë
qytetarët në pikat publike të aksesit, të
preferuara me lidhje broadband, në komuna dhe bashki;
ofrimit të internetit të shpejtë për studentët dhe kërkimin shkencor;
rrjete të sigurta dhe karta inteligjente
« smart » për zhvillimin e tregtisë elektronike;
• bashkëpunimit me sektorin privat për
ngritjen e pikave të aksesit në internet
(dhe do të shfrytëzojë skemat e financimit si Ndihma Shtetërore apo fondi për
shërbimin universal.
o
o
Deri në fund të vitit 2010 synohet që penetrimi i internetit me shpejtësi të lartë të
arrijë në nivelin 50% të nivelit mesatar të
penetrimit të internetit me shpejtësi të lartë
në vendet e BE17;
Synohet ngritja e Qendrës Kombetare për
Shkëmbimin e Internetit (IXP).
Zhvillimi i qeverisjes elektronike
o
o
o
Synohet kalimi nga faza e parë e shpërndarjes
së informacionit në rrugë elektronike në atë
të ofrimit të shërbimeve elektronike dhe
interaktive;
Qeverisja elektronike do të shtrihet në nivelin qendror dhe atë lokal nëpërmjet portaleve të të gjitha institucioneve, gjë që
do të sigurojë akses elektronik në shërbimet
publike për të gjithë ;
Deri në fund të vitit 2013 shërbimet publike bazë do të ofrohen në mënyrë interaktive, të thjeshtë dhe të aksesueshme për të
gjithë. Për këtë është i nevojshëm shfrytëzimi
i rrjeteve broadband dhe aksesi në platforma
të ndryshme. Lista e këtyre shërbimeve do të
përcaktohet në përputhje me praktikat më
të mira europiane.
S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 23
17 Penetrimi mesatar i Internetit me shpejtësi të lartë për BE, Janar 2008, 20%;