të dhëna në dokumentin e Strategjisë Kombëtare
të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të vitit 2003 (në vitin 2000 vlerësohej rreth
2000 përdorues);
Sipas statistikave për teknologjinë e informacionit të publikuara nga ITU13, numri i përdoruesve
të Internetit në Shqipëri në fund të vitit 2006,
vlerësohet në 471200 dhe penetrimi i Internetit
14.98%, shifër kjo që tregon për një rritje të
ndjeshme të përdoruesve të internetit.
• Sipas disa të dhënave jo zyrtare nga disa Internet Service Provider, treguesi i rritjes për numrin e përdoruesve të Internetit në vitet e fundit
vlerësohet në masën 30%-40%. Pavarësisht
nga ky tregues, klientët më të mëdhenj dhe
përdoruesit kryesore të internetit mbeten institucionet shtetërore dhe kompanitë e mëdha të
biznesit;
• Numri i domaineve të regjistruara ka gjithashtu
një tendencë rritjeje nga viti në vit. Numri total i
domaineve aktive të regjistruara deri në fund të
vitit 2007 është 72914;
• Tendencat e rritjes në sektorin e TIK jepen
dhe në vlerësimin e bëre në kuadrin e projektit: Score-project.eu ku thuhet se “ Shumica e
produkteve importohen nga jashtë. Gjithsesi, ka
një tendencë të fortë dhe në rritje ne sektorin e
TIK për të përshtatur produktet për nevojat lokale. Disa programe jane përshtatur në gjuhen
vendase. Ka një shumëllojshmëri zgjedhjesh në
lidhje me pajisjet dhe programet, në të cilat kanë
akses dhe mund të përballohen nga shumica e
ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme, sikundër
edhe nga shumë individë.
• Të ardhurat nga sektori i teknologjisë së informacionit për vitin 2006 sipas studimit të bërë
nga kompania IDC shkojnë deri në 40 milion dollarë15; Tendenca e zhvillimit të tregut të IT sipas
studimit të IDC jepet në grafikun e mëposhtëm.
Në vitin 2007 ky treg pati një rritje 28.3% kundrejt vitit 200616;
120
(US$M)
100
80
60
40
20
0
2006
2007
2008
Të tjera hardware
2009
IT shërbime
2010
Software
2011
PC
Periferike
11 INSTAT, LSMS 2002
12 INSTAT, LSMS 2005
13 Bashkimi Ndërkombëtar për Telekomunikacionet
14 Burimi ERT
15 IDC: IT Market Analyses Study
16 IDC: IDC’s Albania IT Market 2008-2012 Forecast and 2007 Vendor Shares
20 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t