Qendra për kërkim dhe zhvillim, (dhjetor 2006)
vërehet se vitet fundit ka një tendencë të NVMve për të investuar në modernizimin dhe futjen e
teknologjive të reja.
në Shqipëri. Pjesa më e madhe e produkteve të
ofruara nga bankat e nivelit të dytë bëjnë pjesë
në paketën tradicionale të shërbimeve: depozita,
llogari, transferta.
Për të arritur gatishmëri të lartë për tregtinë
elektronike ekzistojnë disa kërkesa ligjore të
cilat duhen plotësuar të tilla si ligji për tregtinë
elektronike, nënshkrimin elektronik, dokumentin
elektronik, sigurinë etj. Aktualisht është miratuar
ligji Nr. 9880 dt. 25.2.2008, “Për nënshkrimin
elektronik”, ndërkohë duhet të hartohet ligji për
tregtinë elektronike. Sipas angazhimeve në MSA,
kuadri ligjor për tregtinë elektronike është planifikuar të përfundojë në mesin e vitit 2009.
Edhe pse në tregun shqiptar ekzistojnë banka
që kanë mbështetjen e grupeve të fuqishme
bankare të huaja, ky shërbim ende nuk është
shumë i zhvilluar. Arsyeja kryesore është raporti
kosto – përfitim pasi numri i vogël i përdoruesve
sjell kosto të lartë dhe humbje për bankat. Nga
ana tjetër, nëse nuk ofrohet një shërbim i caktuar është vështirë të përcaktohet numri i përdoruesve potencialë të tij. Duket sikur është një
rreth vicioz, megjithatë pika kyçe në këtë rreth
mbetet infrastruktura e telekomunikacionit.
Internet Banking në Shqipëri. Kjo praktikë bën
të mundur kapërcimin e orareve, eleminimin e
pritjes së gjatë në rradhë si dhe aspektet burokratike të bankës tradicionale, duke lejuar
administrimin e shpejtë dhe në mënyrë më eficiente të financave personale. Të gjitha bankat
në Shqipëri janë të pranishme në internet me
faqe të tyre, ku jepen informacione të përgjithshme mbi bankën dhe shërbimet që ajo ofron,
por internet banking është ende në fillimet e tij
5. Kuadri ligjor
për shoqërinë e
informacionit
Duket se zhvillimi i kësaj infrastrukture ka nxitur
disa nga bankat të marrin përsipër sfida për ofrimin e këtyre shërbimeve. Numri i kartave elektronike të pagesave është rritur ndjeshem, dhe
duke u nxitur nga ecuria e këtij përdorimi mund
zhvillohet edhe internet banking në të ardhmen.
Natyrisht edhe elementët e sigurisë së ofruar nga
bankat dhe transparenca mbi koston e tij, janë
elementë të rëndësishëm që ndikojnë.
Plotësimi i kuadrit ligjor dhe përmirësimi i tij sipas
praktikave më të mira europiane është një nga
prioritetet në vijimësi në drejtim të zhvillimit të
shoqërisë së informacionit.
Zhvillimi i shoqërisë së informacionit kushtëzohet dhe nga përshtatja e legjislacionit përkates të
nevojshem. Deri tani, janë hartuar dhe miratuar
në përputhje me angazhimet e marra në MSA një
sërë ligjesh të rëndësishme në fushën e shoqërisë
së informacionit:.
• Ligji Nr. 9880, datë.25.2.2008 „Për nënshkrimin elektronik“;
• Ligji Nr. 9887, datë. 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
• Ligji Nr. 9643, datë. 20.11.2006, i ndryshuar, “Për prokurimet publike”, që realizon
mundësinë e prokurimit elektronik;
• Ligji Nr. 9723, datë. 3.5. 2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”;
• Ligji Nr. 9918, datë. 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”;
• Në fushën e krimit kibernetik Shqipëria ka
nënshkruar dhe ratifikuar Konventën për
Krimin Kibernetik në vitin 2002 dhe ka reflektuar në Kodin Penal dhe Kodin e Procedures Penale kërkesat e kësaj konvente.
6. Prirjet e zhvillimit të
sektorit TIK në Shqipëri
Megjithëse sipas treguesit të vleresimit të gatishmërisë elektronike për vitin 2005, Shqipëria renditej ndër vendet e fundit sektori i TIK ka pasur
rritje të konsiderueshme. Elementët e ndryshëm
që e tregojnë këtë janë:
• Një numër i madh biznesesh që ushtrojne aktivitetin e tyre në fushën e TIK;
• Numri i kompjuterave për 100 banorë është
rritur nga 0.5 në vitin 200211 në 1.2 në vitin
200512, pra një rritje rreth 2.5 herë, sipas vlerësimeve të INSTAT. Numri i kompjuterave në vend
vlerësohet 85.000, ku mbi 50% e tyre përdoren
nga bizneset dhe administrata publike.
• Numri i përdoruesve të internetit në Shqipëri
vlerësohej rreth 120 408, sipas LSMS 2005, me
një rritje të konsiderueshme kundrejt vlerësimeve
S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 19