3.3 Edukimi i publikut dhe biznesit mbi TIK cializuara të TIK, në veçanti kanë vuajtur në masë nga “migrimi i trurit”. Për të njëjtën arsye institucionet publike, hasin vështirësi të mëdha për të gjetur specialistët e nevojshëm për mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve të infrastrukturës së TIK. Megjithatë, në kontekstin e proceseve të integrimit Euro-Atlantike, komuniteti akademik është përfshirë në disa projekte të rëndësishme rajonale të financuara nga Komisioni Europian. Këto projekte përfaqësojnë një arritje të zhvillimit europian të kërkimit shkencor në Ballkan dhe në vendet rreth tij. Shembuj konkrete janë projektet SEEREN dhe SEEREN2 për lidhjen e rrjeteve të kërkimit kombëtar në arsim të vendeve të Ballkanit me rrjetin paneuropian të kërkimit në arsim GEANT. Gjithashtu projektet SEE_GRID dhe SEE_GRID2, të cilat synojnë transferimin dhe zhvillimin në rajonin e Europës Juglindore të rezultateve të projekteve në teknologjitë GRID, si një komponent i rëndesishëm në hapësiren Europiane të Kërkimit (ERA). Teknologjitë GRID aftësojnë shfrytëzimin e burimeve në rrjetet pan-europiane të kërkimit në arsim nëpërmjet pjesëmarrjes në organizata kërkimi virtual europiane. Projekti i financuar nga Qeveria Italiane për krijimin e rrjetit Kombëtar Akademik (kërkim në arsim) në vend, pritet që të jetë me rëndësi të veçantë. Përveç zhvillimit të teknologjive të reja dhe zbatimeve, FP7 parashikon vazhdimin e projektit shumëvjecar GEANT që realizon lidhjen ndërmjet rrjeteve akademike kombëtare në super rrjetin pan-europian, gjithashtu edhe me rrjete nga komunitete të tjera. Programi aktual kombëtar për kërkimin dhe zhvillimin në TIK gjate 2007-2009, duke u bazuar në rezultatet e arritura, drejtimet e zhvillimit aktual ndërkombëtar dhe synimet qeveritare, kërkon të inkurajojë zhvillime të reja në TIK dhe përdorimin e tyre. Progresi i deritanishëm në rritjen e numrit të përdoruesve të internetit, tregon ndër të tjera dhe për një rritje të shkallës së ndërgjegjësimit të publikut për përfitimet dhe mundësitë e ofruara nga TIK. Po kështu ka një rritje të përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nga biznesi, në veçanti nga biznesi i madh. Por penetrimi i internetit në vendin tonë mbetet ende i ulët. Një arsye për këtë është edhe shkalla e ulët e njohurive mbi TIK si dhe njohuritë mbi përfitimet që ofron përdorimi i teknologjisë se informacionit dhe komunikimit. Masat e marra për futjen e edukimit për TIK në sistemin arsimor duhet të shoqërohen me plane edukimi për popullatën e gjerë që në një mënyre ose tjetrën do të bëhet përdorues i informacionit apo i shërbimeve elektronike. Një rëndësi të veçantë në drejtim të edukimit mbi përfitimet dhe mundësitë e ofruara nga TIK duhet të tregohet në edukimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMV), në menyrë që ato të mund të përfitojnë nga avantazhet teknologjike që sjell përdorimi i TIK. Domosdoshmëria për të treguar një kujdes të vecantë në edukimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mbështetet në faktin që për Shqipërinë rëndësia e sektorit të NVMve, dhe në veçanti e mikro-ndërmarrjeve është e madhe, pasi ato në tërësi punësojnë 77% të totalit të forcës punëtore. Mikrondërmarrjet9 në Shqipëri zënë pothuajse 95% të totalit të ndërmarrjeve, nga 92% që zenë ato në strukturën e ndërmarrjeve evropiane, duke punësuar 42% të fuqisë punëtore. Tabela 1: NVM dhe punësimi në Evropë dhe Shqipëri NMV Numri i ndërmarrjeve (në %) Mikro Të vogla Të mesme Evropa-19, 2003 92 7 1 Totali Shqipëria, 2004 95 4 0.8 Evropa-19, 2003 39 17 13 70 Shqipëria, 2004 42 18 18 77 Punësimi (ne %) Burimi: Observatori Evropian i NVM-ve dhe INSTAT 9 Në kuptim të këtij raporti klasifikimi i NVM-ve merr për bazë klasifikimin e rekomanduar nga BE dhe jo atë që parashikon legjislacioni shqiptar për kalsifikimin e NVM-ve. Kështu, mikrondermarrjet kanë më pak se 10 punonjës, të voglat më pak se 50 punonjës dhe të mesmet më pak së 250 punonjës. 9Në kuptim të këtij raporti klasifikimi i NVM-ve merr për bazë klasifikimin e rekomanduar nga BE dhe jo atë që parashikon legjislacioni shqiptar për kalsifikimin e NVM-ve. Kështu, mikrondermarrjet kanë më pak se 10 punonjës, të voglat më pak se 50 punonjës dhe të mesmet më pak së 250 punonjës.a S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 17

Select target paragraph3