ive kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi shtetërore dhe private; lidhja në rrjet e institucioneve të menaxhimit të trashëgimisë mes tyre, si dhe me pikat doganore me qëllim shfrytëzimin e informacionit nga studiuesit dhe kontrollin e lëvizjes së pasurive kulturore të paluajtshme; dalja në internet e një pjese të bazës së të dhënave të pasurive të kataloguara, me qëllim shfrytëzimin e tyre nga publiku. • Në sektorin e punësimit, me anë të një projekti të financuar nga Qeveria suedeze është bërë e mundur ngritja e një sistemi të teknologjisë së informacionit për punësimin në rajonin e Tiranës dhe Korçës. Me anë të këtij sistemi bëhet e mundur ofrimi i shërbimit të punësimit për punëdhënësit përmes publikimit të ofertave të punës dhe për punëkërkuesit duke ju dhënë më 3. Edukimi dhe njohuritë 3.1 e-Edukimi Në Shqipëri ka rreth 465,000 nxënës të arsimit fillor dhe 65,000 nxënës të arsimit të mesëm. Ka rreth 2,900 shkolla fillore dhe rreth 522 shkolla të mesme. Kjo do të thotë se ka mesatarisht më pak se një shkollë fillore për fshat dhe më shumë se një shkollë të mesme për komunë. Në zbatim të master planit për zhvillimin e TIK në Arsimin parauniversitar, aktualisht janë 732 kabinete informatike në gjëndje pune, nga të cilat 353 janë ngritur vetëm në vitin 2008. Në 37 shkolla te mesme ka nga 2 kabinete informatike; 18 shkolla përdorin shërbimin e internetit të cilin e kanë siguruar në mënyrë të pavarur. Situata paraqitet me nje kompjuter per 45 nxënës. Projekt tjetër i rëndësishëm i cili ka përfunduar në vitin 2007, është “Dixhitalizimi i amzës në arsimin e mesëm”, që bëri të mundur krijimin e një baze te dhenash me të dhënat e të tërë nxënësve të këtij arsimi. Eshte ne proçes dhe deri në fund të vitit 2009, mendohet të përfundojë “Dixhitalizimi i amzës për arsimin bazë”. Është realizuar blerja e 2000 projektorësh dixhitalë shumë mundësi kërkimi për vende të lira pune. Zhvillimet e deritanishme në drejtim të ofrimit të shërbimeve publike elektronike (e-services) tregojnë që jemi ende në fazat e fillimit në rrugën për krijimin e një shoqërie të informacionit. Ende nuk ka një zhvillim në ofrimin e shërbimeve publike elektronike për shëndetin, bujqësine, sektorin e punësimit, kulturës etj. Mundësimi i këtyre shërbimeve përmes rrugëve të komunikimit elektronik është i rëndësishëm për të realizuar një qeverisje më të mirë, efiçente dhe transparente, të hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe komunitetin e biznesit, dhe që do të inkurajojë prosperitetin ekonomik dhe social në tre drejtime kryesore: Qeveri – Qytetare (G2C); Qeveri – Biznes (G2B) dhe Qeveri – Qeveri (G2G). dhe 2000 laptop që do të përdoren në shkolla te mesme, duke krijuar kabinete të lëvizshme që do të përdoren për mësimdhënie edhe në lëndë të tjera. Aktualisht të gjithë Institucionet e Arsimit te Lartë Publik kanë rrjetin e tyre informatik të brëndshëm si edhe shërbim interneti që është siguruar në mënyrë të pavarur. Pajisjet informatike në një pjesë të mirë të universiteteve janë në numër mjaft të vogël dhe të vjetra në kohë. Zyra e zhvillimit italian në bashkëpunim me MASH dhe specialistë të kërkimit shkencor do të realizojë një projekt për krijimin e një rrjeti telematik midis universiteteve. Ky rrjet do të shërbejë për shkëmbim informacioni midis tyre në të gjitha fushat si edhe në kërkimin shkencor. 3.2 Projekte në fushën e Kërkimit shkencor mbi TIK Gjatë vitit 2007, Këshilli i Ministrave miratoi statusin e Shqipërisë si anëtare e asociuar e Programit FP7. Aktivitetet e kërkimit në Shqipëri janë shumë të kufizuara, së pari për shkak të mungesës se infrastrukturës dhe për shkak të pamjaftueshmërisë së burimeve financiare. Një numër i konsiderueshëm specialistësh kanë braktisur institutet e kërkimit shkencor dhe shumica e tyre kanë emigruar jashtë. Departamentet e spe- 16 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t

Select target paragraph3