formimit të shoqërisë në një shoqëri të informacionit ofrimi i këtyre shërbimeve nëpërmjet
teknologjive të informacionit, në mënyre efektive, të shpejtë, transparente, të sigurtë dhe në
përputhje me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve
dhe biznesit, është shumë e rëndësishme.
• Prokurimet publike dhe prokurimi elektronik.
Ligji i ri për prokurimet publike mundëson prokurimin elektronik. Platforma e prokurimit elektronik
është një aplikim i bazuar në rrjet, që mbështet
automatizimin e aktiviteteve të tenderimit. Ky
sistem mundëson transaksionet ndërmjet institucioneve publike shqiptare dhe komunitetit
kombëtar e ndërkombëtar të biznesit. Sistemi
ofron përgatitje dhe administrim të sigurt, efikas
e transparent të të gjithë dokumentave që lidhen
me procesin e tenderimit, duke mënjanuar formën e dorëzimit të dokumentacionit në letër dhe
duke siguruar një rrjedhë të sigurt të të dhënave
përgjatë gjithë procesit. Platforma e prokurimit
elektronik është një pikë aksesi për te interesuarit, biznesin, për të gjitha ministritë e linjës dhe
autoritetet kontraktore. Operatorët ekonomikë
mund të përdorin shërbimet e ofruara për të
lokalizuar garat e prokurimit dhe për të marrë
pjesë në to në një formë tërësisht elektronike.
• Projekti me financim nga Banka Botërore për
sistemin kompjuterik të financave publike (sistemi i thesarit), të buxhetit të shtetit si dhe të borxhit ka përfunduar. Gjithashtu është parashikuar
edhe hartimi dhe plotësimi i legjislacionit përkatës
lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe
ndërtimin e teknologjise së informacionit. Për
menaxhimin e riskut financiar është krijuar Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i cili fokusohet në
identifikimin, matjen, parandalimin dhe eleminimin e hershëm të shkallës së rreziqeve kryesore
që kërcënojnë performancën e tregut. Është
bërë progres në lidhje me mbikëqyrjen e tregut
të sigurimeve, pa lënë në harresë pensionet private dhe letrat me vlerë. Megjithatë është i nevojshëm përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës
së teknologjisë së informacionit për ngritjen e një
platforme raportimi dhe mbikëqyrjeje të tregjeve
të sigurimeve dhe të pensioneve private. Është
ngritur gjithashtu Grupi Këshillimor i Stabilitetit
Financiar i cili synon koordinimin e të gjitha aktiviteteve në këtë fushë.
• Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar
të ofrojë për kompanitë e mëdha shërbimin për
deklarimin dhe kryerjen e pagesave “on-line”.
Sipas një vrojtimi të kryer nga IDRA mbi biznesin
e madh rezulton se 24% e biznesve jashtë Tiranës dhe 9% të biznesve në Tiranë, kanë si burim
kryesor të informacionit faqen e internetit të
Drejtorisë së Pergjithshme të Tatimeve. Ndërkohë
përqindja e bizneseve që shkarkojnë formularët
e deklarimit nga faqja e interneti është 4% gjë
që lidhet me besimin ende të ulët.
• Në sistemin doganor përmes sistemit “ASYCUDA++ (sistem automatik i përpunimit të të dhënave gjatë procesit të zhdoganimit) është bërë i
mundur përpunimi në kohë reale i deklaratave
doganore, zhdoganimi më i shpejtë i ngarkesave,
si dhe është përmirësuar kontrolli mbi të ardhurat
duke siguruar dhe një informacion më të saktë
dhe të azhornuar për tregtinë e mallrave. Projekti
është financuar nga Komisioni Europian, nëpërmjet Programit CARDS. Tashme ky Sistem është
implementuar në 17 degë doganore dhe 2 pika
doganore, dhe nga këto në 12 degë doganore
dhe në 2 pikat doganore komunikimi është online me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave
ndërsa në 5 degë doganore komunikimi realizohet përmes e-mail. Aktualisht në sistem përpunohen 99 % të transaksioneve në shkallë vendi.
Avantazhet e sistemit qëndrojnë në përpunimin
automatik të deklaratave doganore, që nga momenti i regjistrimit dhe deri te pagesa, kryerjen
unike të procedurave doganore në të gjitha degët
doganore, lidhjen e degëve doganore me qendrën, mbylljen elektronike të tranziteve, përpunimin e një numri shumë të madh të dhënash dhe
prodhimin e raporteve me të gjera statistikore,
kryerjen e automatizuar të analizës së riskut dhe
shumë funksione të tjera.
• Në sektorin e shëndetësisë (e-health). Ka filluar puna për krijimin e një sistemi informacioni
për Menaxhimin e Paketës Statistikore Shëndetësore, nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ISKSH. Gjithashtu puna ka filluar
edhe për shtrirjen e Sistemit të Menaxhimit të
Aktivitetit Shëndetësor në Shërbimin Parësor me
fonde të parashikuara në buxhetin e vitit 2008.
Po kështu me mbështetjen e Bankës Botërore
janë parashikuar disa projekte si krijimi i një
sistemi të integruar informacioni kombëtar për
shëndetin. Pavarësisht këtyre përpjekjeve në drejtim të ofrimit të shërbimit shëndetësor përmes
rrugëve elektronike apo e-shëndetësia (e-health)
mbetet shumë për të bërë.
• Në sektorin e kulturës (e-kulturë). Sipas përcaktimeve në planin buxhetor afatmesëm, nga
Ministria e Turizmit është planifikuar instalimi
i rrjetit të internetit në të gjitha inistucionet e
varësisë dhe trajnimi i personelit për të përmirësuar shërbimet dhe shkëmbimin e informacionit.
Synohet të bëhet katalogimi informatik i pasur-
S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 15