2. Qeverisja elektronike
(e- Government) dhe
shërbimet publike
(e-services)
2.1 Qeverisja Elektronike
•
Qeverisja elektronike është një proces i gjatë i
cili kalon nëpër disa faza të tilla si shpërndarja
e informacionit në rrugë elektronike përmes
prezencës në web deri te, transformimi i plotë
i mënyrës së qeverisjes përmes ofrimit të shërbimeve publike online në mënyrë të sigurtë, të besueshme, lehtësisht të aksesueshme dhe me një
pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe biznesit.
•
Qeverisja elektronike në Shqipëri është në fazat
e para të zhvillimit të saj por disa nga arritjet e
deritanishme janë:
•
•
•
•
•
•
•
Rrjeti qeveritar GOVNET, i realizuar m
e
mbështetjen e UNDP dhe Komisionit Europian. Në sajë të këtij projekti, ministritë, departamentet e qeverisë shqiptare si edhe
dy organizata të shërbimit publik (gjithsej 26
institucione) janë lidhur përmes një rrjeti me
fibër optike të shpejtësisë së lartë. Aktualisht
zhvillimet e këtij rrjeti kanë bërë të mundur
përdorimin e programeve të mëposhtme:
Planifikimi i buxhetit afat mesëm (PBA).
Sistemi i menaxhimit të burimeve njerëzore
nga DAP(HRMS).
Sistemi elektronik për kontrollin e gjendjes
gjyqësore të qytetarëve i Ministrisë së Drejtësisë (SEMD).
Të gjitha ministritë kanë faqen e tyre të internetit dhe një bazë të dhënash elektronike
ku prezantohen aktet ligjore dhe nënligjore,
të rejat mbi aktivitetin e çdo ministrie, dokumenta strategjike duke realizuar kështu
shpërndarjen e informacionit në rrugë elektronike.Publikimi elektronik i fletores zyrtare
dhe legjislacionit si dhe ofrimin e shërbimit
elektronik për deklarimin e gjendjes gjyqësore.
Kompjuterizimi dhe monitorimi i zbatimit
të angazhimeve të marra nga qeveria në
kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Në informatizimin e procesit të vlerësimit të ecurisë së zbatueshmërisë së MSA dhe
procesit të përafrimit të legjislacionit tregohet kujdes për përmirësimin e vazhdueshëm
të sistemit të teknologjisë së informacionit
(IT) për mundësimin e shërbimeve “on line“
në informimin për ecurinë e procesit të integrimit. Me mbështetjen e GTZ, është ngritur një sistem informacioni për çmimet e
produkteve bujqësore, kryesisht perime dhe
fruta në disa tregje të mëdha të vendit si Tiranë, Korçë, Fier etj. Të dhënat e përpunuara
hidhen në faqen zyrtare të ministrise, por ky
sistem nuk ofron shërbime online.
Ka përfunduar sistemi i informacionit të kontrollit kufitar në 14 pika kalimi kufitare.
Krijimi i një sistemi bashkëkohor të gjendjes
civile me anë të kompjuterizimit të regjistrave themeltare;
Puna e deritanishme në drejtim të shpërndarjes
së informacionit në rrugë elektronike ka ndikuar
pozitivisht për rritjen e transparences në qeverisje. Qeveria është angazhuar në një program të
gjerë reformash që synojnë rritjen e transparences, luftën kundër korrupsionit dhe llogaridhënien.
Një kujdes i veçantë po tregohet nga qeveria për
krijimin e infrastrukturës së shoqërisë së informacionit dhe veçanërisht në realizimin e pajisjes
së qytetarëve me karta identiteti dhe pasaporta
elektronike (PKI).
Nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë s�� Informacionit është bërë vlerësimi i situatës së
inftrastrukturës së TIK në administratën qendrore
nga ku janë nxjerrë dhe nevojat për përmirësim
të saj. Krahas ecurisë së deritanishme në drejtim
të qeverisjes elektronike janë vërejtur edhe një
sërë problemesh dhe nevojash për përmirësime
të mëtejshme:
• Rritja e ndërgjegjësimit dhe e njohurive
në të gjitha nivelet e administratës publike
për rëndësinë e përdorimit të teknologjisë
së informacionit në procesin e qeverisjes
elektronike për një qeverisje më të mirë;
• Përmirësimi i infrastrukturës së teknologjisë
së informacionit për administratën publike;
• Përcaktimi i standarteve me qëllim rritjen
e efektivitetit në punë dhe uljen e kostove
operacionale;
• Rritja e kapaciteteve, burimeve njerëzore të
teknologjisë së informacionit dhe kualifikimi
i vazhdueshëm të tyre.
2.2 Shërbimet publike
(e-services)
Shërbimet publike dhe efektiviteti i shpërndarjes
së tyre kanë një efekt të madh në zhvillimin ekonomik social të një vendi. Në proçesin e trans-
14 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t