Kodi Penal Viti 2014 të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet. Neni 260 Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë (Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 23; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet. SEKSIONI III VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT DHE SIGURISË PUBLIKE Neni 261 Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar Kryerja e veprimeve për të penguar shtetasit për të ushtruar lirinë e shprehjes së mendimit, të grumbullimit apo manifestimit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Kur veprimet shoqërohen me përdorimin e dhunës fizike, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 262 Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme (Shtuar paragrafi III me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 59) Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 263 Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme e personave të armatosur përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Faqe|81

Select target paragraph3