Kodi Penal Viti 2014 Kur nga vepra kanë ardhur pasoja të rënda materiale apo janë sjellë ndërlikime në marrdhëniet dypalëshe, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 229 Veprimet fyese ndaj himnit e flamurit (Shfuqizuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 57) KREU VII VEPRA ME QËLLIME TERRORISTE (Ndryshuar titulli me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 14) Neni 230 Vepra me qëllime terroriste (Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 15; ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 27) Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Veprat me qëllime terroriste përfshijnë: a) veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë; b) rrëmbimin e avionëve, të anijeve, të mjeteve të tjera të transportit apo të platformave fikse ose ushtrimin e paligjshëm të kontrollit mbi to, me dhunë ose nëpërmjet kanosjes për përdorimin e dhunës apo me anë të çdo forme tjetër kanosjeje; c) kryerjen e akteve të dhunës kundër një personi në bordin e një avioni në fluturim, në bordin e një anijeje ose në bordin e një platforme fikse, kur këto akte mund të rrezikojnë sigurinë e avionit, të mjetit të lundrimit ose të platformës fikse; ç) shkatërrimin e një avioni në funksionim, të një anijeje apo të një platforme fikse ose shkaktimin e dëmeve të tilla avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse, që e bëjnë të pamundur ose rrezikojnë a mund të rrezikojnë sigurinë e fluturimit, të lundrimit ose të platformës fikse; d) vendosjen, me çdo mjet, në një avion në shërbim, në një anije ose në një platformë fikse, të një pajisjeje a substance që mund të shkatërrojë avionin, anijen a platformën fikse ose që mund t’i shkaktojë dëme avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse dhe që rrezikon a mund të rrezikojë sigurinë e fluturimit, lundrimit të anijes ose të platformës fikse; dh) shkatërrimin ose dëmtimin e pajisjeve të fluturimit apo të pajisjeve të lundrimit detar ose ndërhyrjen në funksionimin e tyre, kur nga një akt i tillë mund të rrezikohet siguria e avionit apo e anijes; e) përhapjen e informacioneve që dihet se janë të pavërteta, duke rrezikuar sigurinë e një avioni në fluturim apo të anijes në lundrim; ë) vrasjen ose rrëmbimin e një personi të mbrojtur ndërkombëtarisht, sipas nenit 9 të këtij Kodi, ose çdo sulm tjetër ndaj tij ose lirisë së tij; f) sulmin e dhunshëm ndaj zyrës, banesës private ose mjetit të transportit të personit të mbrojtur ndërkombëtarisht, sipas nenit 9 të këtij Kodi, kur prej këtij sulmi rrezikohet personi ose liria e tij; g) pengmarrjen ose rrëmbimin e personit dhe kanosjen për të vrarë, për të plagosur ose për të vazhduar mbajtjen e tij peng; gj) marrjen në dorëzim, posedimin, përdorimin, transferimin, tjetërsimin, disponimin ose përhapjen e materialit bërthamor, me dashje dhe pa qenë i autorizuar ligjërisht, kur i shkaktohet ose mund t’i shkaktohet vdekja ose dëmtime të rënda çdo personi ose të dëmtohet rëndë prona; Faqe|71

Select target paragraph3