Kodi Penal Viti 2014 SEKSIONI III SHKATËRRIMI I PRONËS Neni 150 Shkatërrimi i pronës Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 151 Shkatërrimi i pronës me zjarr Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 152 Shkatërrimi i pronës me eksploziv Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me eksploziv dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 153 Shkatërrimi i pronës me përmbytje Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me përmbytje dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 154 Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me mjete të tjera, që përbëjnë rrezik për mjedisin rrethues dhe jetën e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Faqe|54

Select target paragraph3