Kodi Penal Viti 2014 Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet. Neni 143/a/7 Tregtimi i paligjshëm i titujve (Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 20) Personi që merret me ndërmjetësim të paautorizuar për blerjen ose shitjen e titujve dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet. Neni 143/b Mashtrimi kompjuterik (Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 15; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Futja, ndryshimi, fshirja ose heqja e të dhënave kompjuterike apo ndërhyrja në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim për t’i siguruar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një përfitim ekonomik të padrejtë apo për t’i shkaktuar një të treti pakësimin e pasurisë, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, në dëm të disa personave, më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 144 Mashtrimi në subvencione Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht subvencione nga shteti, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Neni 144/a Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (Shtuar me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 35) Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese, me qëllim fitimin material për vete apo për të tjerët, nëpërmjet mospagimit, apo përfitimit të kreditimit ose rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Neni 145 Mashtrimi në sigurime Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 146 Mashtrimi në kredi Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një Faqe|52

Select target paragraph3