Kodi Penal Viti 2014 Neni 141/a Trafikimi i mjeteve motorike (Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 41) Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin, i mjeteve motorike të vjedhura, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 142 Sigurimi i mjeteve për vjedhje Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të vjedhur pasurinë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. SEKSIONI II MASHTRIMET Neni 143 Mashtrimi (Shtuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 42) Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 143/a Skemat mashtruese dhe piramidale (Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 43) Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, me qëllim fitimi material, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 143/a/1 Manipulimi i tregut (Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 20) Paraqitja jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli, shërbimi apo paraje, me qëllim çrregullimin e funksionimit të lirë dhe të drejtë të tregut, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Neni 143/a/2 Përdorimi i paautorizuar dhe përhapja e informacionit të privilegjuar (Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 20) Personi, i cili, në mënyrë të autorizuar ose të paautorizuar, vihet në dijeni të informacionit të privilegjuar, për të cilin publiku nuk ka dijeni e që mund ta përdorë me qëllim fitimi material për vete, për një palë të tretë apo në dëm të kësaj të fundit, në njërën nga mënyrat e mëposhtme: Faqe|50

Select target paragraph3