Kodi Penal Viti 2014 KREU III VEPRA PENALE KUNDËR PASURISË DHE NË SFERËN EKONOMIKE SEKSIONI I VJEDHJA E PASURISË Neni 134 Vjedhja (Ndryshuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 12; ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 18) Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. Neni 135 Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën (Shtuar fjalë me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 19; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 136 Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit (Shtuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 37) vjet. Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se në herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 137 Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike (Shtuar paragrafi I me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 38; ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 14; ndryshuar me ligjin nr.98, datë 31.7.2014, neni 2) Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimi i matësit, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik ose rrjetin telefonik, e kryer me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Faqe|48

Select target paragraph3