Kodi Penal
Viti 2014
Neni 130/a
Dhuna në familje
(Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 17; ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr.144, datë 2.5.2013,
neni 33)
Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort,
bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me
pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në dy vjet.
Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ishbashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës
penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim gjer në tre vjet.
Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo
ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të
përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri
në pesë vjet.
SEKSIONI X
VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË BESIMIT
Neni 131
Pengimi i veprimtarive të organizatave fetare
Ndalimi i veprimtarive të organizatave fetare, si dhe krijimi i pengesave për ushtrimin e lirë të
veprimtarive të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Neni 132
Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit
Shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i objekteve të kultit, kur ka shkaktuar humbjen plotësisht ose
pjesërisht të vlerave të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Neni 133
Pengimi i ceremonive fetare
Ndalimi ose krijimi i pengesave që u bëhen personave për të marrë pjesë në ceremonitë fetare, si
dhe për të shprehur lirisht bindjet fetare, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.
Faqe|47