Kodi Penal
Viti 2014
SEKSIONI II
KRIME KUNDËR JETËS SHKAKTUAR ME PAKUJDESI
Neni 85
Vrasja nga pakujdesia
Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
SEKSIONI III
VEPRAT PENALE TË KRYERA ME DASHJE
KUNDËR SHËNDETIT
Neni 86
Tortura
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 10;
ndryshaur me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 56)
Kryerja me dashje e veprave, nëpërmjet të cilave një personi i janë shkaktuar vuajtje të rënda, fizike
apomendore, nga një person, që ushtron funksione publike, ose me nxitjen apo miratimin e tij, të
hapur ose të heshtur, me qëllim:
a) për të marrë prej tij ose një tjetri informata ose pohime;
b) për ta ndëshkuar për një veprim të kryer ose që dyshohet të jetë kryer prej/ose një personi
tjetër;
c) për ta frikësuar ose bërë presion mbi të ose një person tjetër;
ç) për çdo qëllim tjetër të bazuar në çfarëdolloj forme diskriminimi;
d) çdo akt tjetër çnjerëzor apo poshtërues;
- dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.
Neni 87
Tortura me pasoja të rënda
Tortura, si dhe çdo akt tjetër çnjerëzor, kur ka sjellë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim të
përhershëm të shëndetit të personit apo vdekjen, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Neni 88
Plagosja e rëndë me dashje
(Ndryshuar paragrafi i dytë meligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 18)
Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të
përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzanisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e
shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që është bashkëshort, ishbashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës
penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Faqe|33